Policia zbuloi rrënjë kanabisi në afërsi të Tetovës, arrestohen 3 persona

Policia zbuloi rrënjë kanabisi në afërsi të Tetovës, arrestohen 3 persona

Policia pasditen e djeshme, diku rreth orës 18:00 kanë privuar nga liria tre persona, A.SH (24), R.K (30) dhe I.T (26) nga Shkupi të cilët u hasën në Nerasht dhe Radush të Shkupit. Personat në fjalë dyshohen për kultivim të kanabisit.

“Rrënjët e kanabisit u dokumentuan me foto dhe u morën për ekspertizë, ndërsa tre personat, në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, u mbajtën në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të çështjes. Në ndërkohë sot ata do të sillen para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *