Zelanda e Re miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat 12 deri 15 vjeç

Zelanda e Re miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat 12 deri 15 vjeç

Zelanda e Re ka miratuar  Pfizer për grupmoshat 12 – 15 vjeç, sipas një njoftimi nga kryeministrja Jacinda Ardern. Zelanda e Re është bërë shteti i radhës që ka miratuar Pfizer pas Kanadasë, SHBA-së, Europës dhe Japonisë.

Rregullatori mjekësor i vendit, Medsafe, përfundoi vlerësimin e Pfizer dhe më pas e miratoi për grupmoshat 12-15 vjeç.

“Miratimi i Medsafe ka qenë një proces i  gjatë,” tha Ardern.

Erden tha se vendi kishte doza të mjaftueshme për të vaksinuar 265,000 fëmijë. Miratimi i Medsafe është hapi i parë dhe më domethënës drejt vaksinimit për fëmijët, por vendimi përfundimtar pritet nga ministria e shëndetësisë.

Deri në vendimin e ministrisë asnjë nga fëmijët nuk do të vaksinohen. Zelanda e Re  ka vaksinuar rreth 7.7% të të rriturve deri më tani.Zelanda e Re miraton Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç./TV21/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *