Maqedoni: Partitë politike afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor

Maqedoni: Partitë politike afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor

Siç raporton MIA, Ministria e Drejtësisë njofton se Grupi i punës për përgatitjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor i formuar nga Ministria e Drejtësisë është afër arritjes së marrëveshjes.

Ata theksojnë se ka mbetur edhe pak kohë për shkak se propozimi duhet të çohet në Kuvend, ndërsa sa i përket modelit zgjedhor, sfida kryesore është mënyra e zgjedhjes së kryetarëve të komunave, përkatësisht nëse do të zgjidhen në rreth të parë ose të dytë. Megjithatë, sipas informacioneve të partive politikë, për ndryshimin e mundshëm do të bisedohet në të ardhmen.

“Para disa muajve, Ministria e Drejtësisë formoi grup pune për përgatitjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me qëllim që të përmbushen rekomandimet e OSBE-së, por edhe për t’u hapur diskutimi rreth çështjeve politike dhe ndryshimit të modelit zgjedhor. Sa i përket qëllimit të parë që është përmbushja e rekomandimeve të OSBE-së, grupi i punës është afër arritjes së marrëveshjes. Bëhet fjalë për përmbushjen e një pjesë të madhe të rekomandimeve të përfshira në Raportin përfundimtar të ODHIR për zgjedhjet parlamentare në vitin 2020”, thonë nga MD.

Sa i përket arritjes së konsensusit rreth çështjeve politike dhe ndryshimit të modelit zgjedhor, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve mbështesin qëndrimin se këshilltarët në komunë duhet të zgjidhen me lista të hapura.

“Megjithatë, sfida kryesore është mënyra e zgjedhjes së kryetarëve, përkatësisht nëse duhet të zgjidhen në rreth të parë ose në rreth të dytë”, theksojnë nga MD.

Ndryshe, pjesa më e madhe e ndryshimeve zgjedhore Kodin Zgjedhor u harmonizuan me rekomandimet e OSBE-së në pjesën e kandidimit, fushatës zgjedhore, financimit të fushatës zgjedhore dhe mbrojtjen e të drejtës së votës./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *