Zaev, Rama dhe Varhelji pjesë në Forumin e Parë Ekonomik që do të zhvillohet në Shkup

Zaev, Rama dhe Varhelji pjesë në Forumin e Parë Ekonomik që do të zhvillohet në Shkup

Stabiliteti dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, zhvillimit ekonomik i vendit pas pandemisë, konkurrenca, financimi dhe kornizat rregullatore për bizneset, për investimet e huaja, janë temat e  diskutimit në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup, të cilin me fjalim zyrtar do ta hapë kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk

Mes pjesëmarrësve në forum janë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Eurokomisari për  zgjerim, Oliver Varhelji, i cili do të mbajë fjalim përmes video-konferencës, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska, ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut, njerëzit e parë në zyrat e Bankës Botërore dhe të BERZH-it në vend, Masimilijano Paoluçi dhe Andi Aranitasi, si dhe ekonomistët vendor, profesorë universitarë dhe gazetarë, mysafirë nga Sllovenia, Serbia etj.

Përveç temave të sipërpërmendura, do të debatohet edhe për infrastrukturën, energjinë, turizmin, qytetet e mençura dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politik lokal dhe ndërkombëtarë dhe afaristë në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni më i gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *