Gjatë natës shembet ndërtesa 12-katëshe në Miami

Një operacion masiv shpëtimi po zhvillohet në Miami, pasi një pallat 12 katësh është shembur pjesërisht në orët e para të ditës së sotme.

Ndërtesa përpara oqeanit, një kompleks apartamentesh dymbëdhjetë katëshe, i quajtur Champlain Towers South, është shembur pjesërisht, kanë konfirmuar autoritetet.

Banorët aty pranë kanë regjistruar pamje të ndërtesës së shembur, ndërsa ekziston frika se shumë njerëz mund të jenë të vdekur ose të mbeten të bllokuar nën rrënoja.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2021/06/24/909070561452669998/636x382_MP4_909070561452669998.mp4

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

Një dëshmitar i cili po qëndronte në ishullin e Floridës së bashku me familjen e tij, ndodhej në ndërtesën pranë dymbëdhjetë katëshit që u shemb, dhe tha se në kohën që ndodhi shembja dukej dhe ndjehej si një tornado ose si tërmet, raporton Fox News.

“Ishte gjëja më e çmendur që kam dëgjuar në jetën time”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në një video të publikuar nga media e huaj, NBC6, shihen pamjet tronditëse të një djaloshi, i cili shpëtohet nga ekipet e kërkim shpëtimit. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, djaloshi ka dalë i gjallë nga rrënojat, ndërkohe që vijon operacioni i madh i skuadrës së kërkim shpëtimit./Top chanel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *