Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit

Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit

Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, kryetari i Kuvendit do t’i shpall në fund të korrikut ose në fillim muajit të gushtit. Xhaferi në brifing me gazetarët, Në takimin me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se ai nuk do të linte hapësirë për askënd për të përdorur ndonjë aspekt zyrtar të “mosveprimit”, i cili më pas do të ishte baza për një aspekt thelbësor që do të vinte në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhor .

Ai më tej tha se nëse zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, atëherë fushata zgjedhore do të përkojë disa ditë edhe me regjistrimin e popullsisë që përfundon më 30 shtator të këtij viti.

Përndryshe, edhe pse kanë mbetur pak muaj deri në zgjedhjet lokale, partitë politike nuk kanë zyrtarizuar asnjë kandidat në garën për kryetarë të komunave. Emine Ismaili /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *