Arrestohen 13 persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë në Tetovë

Arrestohen 13 persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 29.06.2021 nga ora 13:50 deri në ora 16:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kontrolluar objekt pa firmë në rrugë “Ivo Ribar lola” në Tetovë.

Sipas njoftimit të policisë, në objekt janë organizuar lojëra të fatit pa licencë nga ku janë arrestuar J.S (33), B.B (30), P.F (49), E.S (23), A.A (28), A.R (24), A.K (26), M.S (26), B.H (20), Sh.N (22), J.K (30) nga Tetova, Gostivari, Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël so dje S.O (28) dhe O.J (24), shtetas të Turqisë.

“Më pas, nga zyrtarët policorë nga përgjegjësi i objektit B.B (30) është konfiskuar pajisje kompjuterike edhe atë: 8 kompjuterë “HP”, dy lap topë “Acer”, tetë fleta me udhëzime në gjuhën angleze dhe turke, 1 mbushës për kompjuterë dhe 1 telefon”, sqarojnë nga policia.

Pas dokumentimit të plotë rastit, kundër personave do të ngritet parashtresë adekuate për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë, respektivisht leje nga organet shtetërore”./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *