Carovska: Nga 1 shtatori, viti i ri shkollor do të fillojë me prani fizike

Carovska: Nga 1 shtatori, viti i ri shkollor do të fillojë me prani fizike

“Ne jemi duke u përgatitur që të gjithë nxënësit të kthehen në shkollë nga 1 shtatori nën protokollet për mbrojtje nga Covid-19”, kështu ka deklaruar mbrëmë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në paraqitjen në “Temën e Ditës” në Sitel TV, përcjellë Nmk-post. Carovska ka deklaruar se Plani dhe Protokollet janë miratuar nga Qeveria.
“Viti i ri shkollor do të fillojë me prani fizike për të gjithë nxënësit. Ky është skenari më i dëshirueshëm. Sigurisht, klasat do të zhvillohen me protokolle të miratuara, të veshura me maska, ventilim dhe matje të temperaturës”, theksoi Carovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *