Ka ndëruar jetë artisti Ylber Aliu

Ka ndëruar jetë artisti Ylber Aliu

Pas një sëmundje të gjatë, muzikanti Ylber Aliu ka ndëruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij ka bërë të ditur xhaxhai i tij, Beqir Aliu, ndërkaq ka shtuar se për detajet e varrimit të tij do të njoftojnë me kohë.

Ylberi është familjar i grupit muzikor “Vëllezërit Aliu”. Edhe vetë ka qenë prodhues i këngëve, duke e pasur produksionin e tij. Njihet për një numër të madh të këngëve dhe ilahive të cilat i punoi dhe këndoi edhe vetë.

Kolegët dhe miqtë e njohin edhe si njeri që e deshi fortë jetën, pasi një kohë të gjatë luftoi me sëmundjen.

Ylberi pas vetes ka lënë edhe dy fëmijë.

Ngushllime familjes dhe komunitetit artistik!/tv21/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *