KRRE solli vendim për ulje të vogël të çmimit të rrymës

KRRE solli vendim për ulje të vogël të çmimit të rrymës

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) solli vendim me të cilin faturat për energjinë elektrike të furnizuesit universal EVN HOME do të ulen pak, me zbatim të ndryshimeve të Ligjit me të cilin TVSH-ja për energjinë elektrike u ul prej 18 në 5 për qind.

Në mbledhjen kryesore të mbajtur rregullatorët miratuan të ardhura të rregulluara maksimale dhe çmime të elementeve përllogaritëse për kryerjen e veprimtarisë energjetike dhe furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, të cilët i furnizon furnizuesi universal EVN Home SHPK Shkup.

“Tarifa e lirë mbetet në fuqi në intervalet e ditës dhe të natës, si edhe deri më tani, ndërsa faturat për energji elektrike në praktikë do të mbeten të pandryshuara me miratimin e ligjit me të cilin do të ulet TVSH-ja për energjinë elektrike”, deklaroi Marko Bislimovski kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore.

Me vendimin e miratuar garantohet siguri dhe stabilitet në dërgimin e energjisë elektrike. Nga 50 denarët e kërkuar në faturë prej 1.000 denarë për energjinë elektrike nga ana e të gjitha kompanive energjetike të cilat i rregullon Komisioni, janë miratuar 6 denarë.

Bislimovski theksoi se KRRE-ja nuk ka ndikim në elementet e tjera në çmimin përfundimtar, siç janë importi i rrymës i cili në gjashtë muajt e parë ishte 32 milionë euro, diferenca e EVN Home, shpenzimi për burime ripërtëritëse i cili është rritur për 1,5 milionë euro, çmimi i EMV-së i cili në mesatare në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 2,5 për qind.

“Ulja e TVSH-së është zgjidhje e mirë, por nevojitet përgjigje sistemore – të zgjerohet përfshirja e kategorive të ndjeshme të cilët do të marrin subvencione për faturat e energjisë elektrike”, deklaroi Bislimovski.

Njeriu i parë i KRRE-së, Bislimovski, në konferencën e sotme për media theksoi edhe se MEPSO-s për periudhë prej tre vjet i janë refuzuar gjithsej 11,6 milionë euro shpenzime, përderisa Elektrodistribucionit 12,9 milionë euro.

Njëherësh, sot KRRE miratoi investime për periudhë prej tre vite edhe atë në rrjetin e shpërndarjes 60 milionë euro, ndërsa në Rrjetin elektrodistributiv investime prej 124 milionë euro./koha.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *