Prej nesër hiqet Roamingu për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Prej nesër hiqet Roamingu për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Nga dita e nesërme (1 korrik) hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Duke filluar nga data 1 korrik 2021 do të aplikohet modeli RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë.

Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *