Tetovë: Radhë të gjata, në pikën e vaksinimit

Tetovë: Radhë të gjata, në pikën e vaksinimit

Prej dy ditësh, radhë të gjata qytetarësh në pikën e vaksinimit në Tetovë. Qytetarët ankohen se pritjet e gjata në temperatura kaq të larta ndikon në mënyrë negative ndaj shëndetit të tyre. Madje ka pasur edhe qytetarë që kanë humbur vetëdijen duke pritur në radhë për tu vaksinuar.

“Problemi është se ata që është dashur të vinë në kohë nuk kanë ardhur, tash vijnë dhe bëjnë tollovi….Pak para u sëmurë një njeri nga i nxehti, shtypja”.

“Problem shumë është, shumë problem në të nxehtë, sidomos ne të moshuar mbi 60 vjet e kemi problem në temperaturë por çka të bëjmë kemi ardhur për ta marrë vaksinën”.

Kur e keni pasur terminin?

“Në nëntë pa 20 e kam pas terminin, po këto kanë thirrë të djeshmit tani. Shkoni pyeteni ministrin e Shëndetësisë pse ndodh kjo”.

“Terminët e para në tetë e pesëdhjetë, tanimë është ora dhjetë nuk marr dot radhën. Gjithçka shkon pa radhë, ja kthehuni shiheni sa kanë hy. Nuk mund të duroj më do bie, pa ushqim pa ujë të rrish në diell vështirë është”.

Drejtuesit e pikës së vaksinimit thonë se vonesat ndodhin për shkak të mos respektimit të terminit, por edhe zgjedhjes së vaksinës.

Meqë termini vlen shtatë ditë e shfrytëzojnë rastin që të vinë ta marrin sot ose dje që ishte tollovi pra vijnë për fajzer. Këto e bëjnë kaosin me terminët që bëhet jashtë – tha Ardit Aliti, mjek kontrollues.

Vonesa ka se terminë ka shumë të lëshuara nga ministria e Shëndetësisë, kemi nga 1500 deri në 1700 terminë në ditë. Vonesat bëhen edhe sepse pacientët nuk vijnë të njëjtën ditë po të nesërmen sepse kishim tjetër lloj vaksine dhe e shtynë terminin shkaku i llojit të vaksinës – u shpreh Drita Ziberi, Motra kryesore.

Përndryshe, deri sot numri i të vaksinuarve në pikën rajonale për imunizim në Tetovë, ka kaluar mbi 20 000./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *