Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 14.525 qytetarë

Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 14.525 qytetarë

Përfshirë ditën e djeshme, gjithsej janë vaksinuar 334.386 qytetarë në pikat e vaksinimit në vend. Dje dozën e parë të vaksinës e morën 12.409 qytetarë, ndërsa u vaksinuan gjithsej 14.525 qytetarë. Në onlajn platformën vakcinacija.mk, janë regjistruar 472.159 qytetarë për vaksinim, informon Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej u aplikuan 557.400 doza vaksina në vend, ndërsa u rivaksinuan 223.014 qytetarë.

Sipas shifrave të fundit, 52 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 49 për qind e qytetarëve mbi moshën 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën me një dozë të vaksinës dhe 43 për qind e banorëve mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë.

“Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit. Janë vaksinuar të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep”, thonë nga Ministria.

Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve të aplikojnë masivisht në vakcinacija.mk sepse, theksojnë ata, është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar./koha.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *