ILPP: Njëra ndër organizatat pjesëmarrëse në Forumin e Dialogut të Prespës

ILPP: Njëra ndër organizatat pjesëmarrëse në Forumin e Dialogut të Prespës

Nga data 01 deri më 02.07.2021, në Ohër do të mbahet Forumi i Prespës për Dialog. Në këtë forum, pjesëmarrës do të jenë personalitete të rëndësishme të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet rajonal. Gjatë panelit të diskutimit rëndësi të veçantë do ti kushtohet hapave që duhet të ndërmarrë në të ardhmen, në mënyrë për të pasur një rajon sa më të sigurt si dhe për procesin e integrimiti në BE.

Pjesë e këtij eventi do të jetë edhe Instituti për Lidership dhe Politika Publike.

“Ne jemi shumë të nderuar që Instituti për Lidership dhe Politika Publike është njëra ndër organizatat e ftuara në Maqedoninë e Veriut, e cila kontriubuon në objektivat e Forumit të Prespës për Dialog si dhe në procesin e integrimit të Maqesonisë së Veriut në BE”, shkruhet në njoftimin e ILPP-së.

Forumi i Prespës për Dialog është ngjarja më e rëndësishme e cila shërben si kanal kooperimi për një rajon më të sigurt dhe për zgjidhjen e çështjeve diskutabile me karakter shtetëror dhe rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *