Filantropi Lazim Destani për Forumin e Prespës: Ngjarja më e madhe e këtij niveli e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e  Veriut

Filantropi Lazim Destani për Forumin e Prespës: Ngjarja më e madhe e këtij niveli e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut

Biznesmeni i njohur shqiptar, pronari i kompanisë “Ecolog”, filantropi Lazim Destani, po i ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria maqedonase.

Destani për Forumin e Prespës: Ngjarja më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë Veriore

Destani thotë se kjo ngjarje është e para e këtij niveli e mbajtur ndonjëherë në Maqedoni të Veriut, raporton Zeri.info.

“Në këtë Konferencë, të titulluar ‘Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë’, marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, zyrtarë, politikanë e diplomatë të lartë nga Bashkimi Evropian e SHBA-ja, ekspertë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pesha dhe përmasat e kësaj Konference, me mbi 300 pjesëmarrës, këtë ngjarje e bëjnë të jetë e para e këtij niveli, e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Destani përmes një postimi në Facebook.

Biznesmeni shqiptar potencon se kjo seancë përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

“Nga disa panele të zhvilluara paralelisht, sot paradite e ndoqa seancën për Ekonomi dhe Biznes ku folësi kryesor ishte Zv.Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-së për Evropë, Mathew Palmer. Seanca përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e të rajonit në përgjithësi”, u shpreh Destani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *