Botimi elektronik i “Gazetës Zyrtare të RMV-së” merr karakter zyrtar

Botimi i “Gazetës Zyrtare të RMV-së” më 27 korrik të vitit 2021 dhe zyrtarisht do të jetë juridikisht e detyrueshme, siç është botimi i shtypur i “Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut”.

Me miratimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, që u botua në “Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr. 21 prej 27 janarit të vitit 2021, botimi elektronik i “Gazetës Zyrtare”, do të marrë karakter zyrtar.

Kjo risi, siç informojnë nga NP “Gazeta Zyrtare”, i jep gazetës elektronike trajtim të barabartë me botimin e shtypur, pra gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve, forma elektronike e gazetës zyrtare bëhet ligjërisht e detyrueshme.

Miratimi i këtij ndryshimi është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare të NP “Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut” për të zbatuar reforma efektive dhe të vazhdueshme bazuar në përvojat dhe standardet evropiane, veçanërisht në pjesën që është me interes publik. Kjo është arsyeja pse Ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut” është në përputhje me trendin aktual në këtë fushë dhe është përgatitur në përputhje me përvojat krahasuese në botimi i ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në gazetat zyrtare në vendet e rajonit si dhe përvojat e botuesve të gazetave zyrtare në BE.

Qëllimet kryesore dhe zgjidhjet e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, siç theksohet nga NP “Gazeta Zyrtare”, përmbajnë risi që i referohen mënyrës dhe formës së botimit të ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në gazetën zyrtare, si dhe zgjidhje të tjera në përputhje me trendet aktuale në fushën e publikimit të akteve dhe mënyrës dhe formës së nxjerrjes së tyre, të cilat do të mundësojnë funksionimin më efikas të vetë institucionit, si dhe zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve të reja.

NP “Gazeta Zyrtare e RMV-së”, vazhdimisht përpiqet të jetë mbi stereotipet dhe të jetë partner i besueshëm si i institucioneve ashtu edhe i qytetarëve sepse motoja e këtij institucioni, sot dhe në të ardhmen është: cilësia, siguria, afatet kohore dhe saktësia. /koha.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *