Maqedoni, nuk ka masa të reja kufizuese, priorit mbetet vaksinimi

Maqedoni, nuk ka masa të reja kufizuese, priorit mbetet vaksinimi

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme nuk ka rekomanduar të vendosen masa të reja kufizuese, pasi siç theksojnë, situata është nën kontroll.

Në mbledhjen e sotme, nga KSI kanë diskutuar për gjendjen epidemoilogjike, ndërsa kanë arritur në përfundimin se prioritet për momentin është vaksinimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendosja e mundshme e masave të reja kufizuese, ishte temë e diskutimit, për shkak të përhapjes së llojit indian të coronavirusit.

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se nëse stina e verës vazhdon sikur deri tani, nuk do të ketë nevojë për masa shtesë kufizuese.

“E ndjekim situatën edhe në vendet e rajonit, çdo kund është qetë edhe në rajon në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në ato vende në të cilat qytetarët tanë shkojnë për pushime. Nëse gjatë verës situata vazhdon të jetë kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese. Por e ndjekim situatën me vëmendje”, tha Filipçe.

Ai shtoi se lloji indian është përhapur me shpejtësi edhe tek ato vende, të cilat kanë pasur të vendosura kufizime./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *