Së paku 50 persona humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak në Filipine

Së paku 50 persona humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak në Filipine

Pesëdhjetë njerëz humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën, pasi një aeroplan ushtarak u rrëzua në Filipine.

Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë – shumica e tyre ushtarë – kur rrëshqiti nga pista, teksa po ateronte në aeroportin Jolo të provincës Sulu, të dielën.

Ushtarët ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë.

Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve.

Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesin e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.

Gjenerali Edgard Arevalo tha se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit.

Aeroplani, i cili më herët ishte në shërbim me forcën ajrore amerikane, u është dorëzuar Filipineve në muajin janar./ REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *