Sot fillon vaksinimi i mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme

Sot fillon vaksinimi i mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme

Imunizimi i mësimdhënësve dhe të punësuarve në shkolla do të fillojë nga dita e sotme në të gjithë shtetin. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke llogaritur se që nga shtatori planifikohet viti shkollor 2021/2022 të fillojë me prani fizike në hapësirat shkollore, ndryshe nga viti i kaluar shkollor që u zhvillua kryesisht online, njofton shenja.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se: “duke filluar nga e hëna do të vaksinohen të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme në vend, ndërsa javën e ardhshme do të fillojë regjistrimi i terminëve edhe për vaksinimin e të punësuarve në arsimin e lartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *