Pas dy studimesh të bëra, Islanda kërkon më pak orë pune

Pas dy studimesh të bëra, Islanda kërkon më pak orë pune

Më shumë se 85% e fuqisë punëtore të vendit ose kanë vendosur për kohë më të shkurtër pune për të njëjtën pagë ose kanë fituar të drejtën për të punuar më pak. Mbështetja më e madhe erdhi pas dy studimesh.

Punëtorët në Islandë kanë zgjedhur gjithnjë e më shumë të kenë një javë më të shkurtër pune, pasi dy studime në shkallë të gjerë treguan se më pak orë pune e rrisin “në mënyrë dramatike” mirëqenien e tyre dhe ekuilibrin midis jetës private dhe punës.

Të dyja studimet, të cilat u zhvilluan nga viti 2015 në vitin 2019, gjithashtu zbuluan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose u përmirësua në shumicën e vendeve të punës të regjistruara në eksperiment.

Studiuesit thanë se eksperimentet e drejtuara nga Këshilli i Qytetit Reykjavík dhe qeveria kombëtare rezultuan një “sukses i jashtëzakonshëm”, dhe që nga përfundimi i tyre, rreth 86% e fuqisë punëtore të vendit tani po punojnë më pak orë pune pa marrë një ulje page, ose kanë fituar të drejtën ta bëjnë këtë./Bota Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *