TikTok nxjerr në shitje Inteligjencën e tij artificiale

TikTok nxjerr në shitje Inteligjencën e tij artificiale

Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, ka njoftuar vënien në shitje të programitt të saj të Inteligjencës Artificiale.

Sipas raportimeve nga “The Financial Times”, sektori i ri i biznesit i njohur si BytePlus, ka si shërbim kryesor algoritmin që tashmë përmirëson platformën TikTok, njofton Bota Sot.

BytePlus debutoi në qershor në Singapor, me zyra gjithashtu në Hong Kong dhe Londër.

Kompania po përpiqet të regjistrojë një markë tregtare në SHBA, megjithëse një ligj i fundit në Kinë ndalon që shërbimet dhe teknologjitë e vendit të shiten jashtë shtetit pa licencë.

Ndër teknologjitë në shitje janë vizioni artificial i aplikacionit, efektet video në kohë reale, përkthimi automatik i funksioneve të tekstit dhe zërit dhe disa mjete për analizën dhe menaxhimin e të dhënave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *