Bekteshi: Plani për energji është gati

Bekteshi: Plani për energji është gati

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit Jetësor kanë përfunduar planin për energji. Në këtë plan, siç theksoi ministri Bekteshi parashihen një sërë masash që do të realizohen në Maqedoninë e Veriut.

“Stimulimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë; Stimulimi i prodhimtarisë vendore të energjisë; Sigurimi dhe diversifikimi i energjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Krijimi i vendeve të reja të punës, por vendet e reja të punës të cilat dalin nga investimet të cilat janë plotësisht të gjelbëra”, njofton Telegrafi.com.

“Ministria e Ekonomisë siç përkrah këtë investim të rëndësishëm sa i përket “Parkut të erës” në vazhdimësi do të vazhdojë të përkrah projekte të tilla me të vetmin qëllim që pikërisht në bazë edhe të kritereve të BE-së, por edhe kohës në të cilën e kemi miratuar në kuadër të strategjisë për zhvillimin e energjetikës deri në përfundim të vitit 2030 të kemi një tranzicion sa i përket sektorit energjetik, tranzicion i cili do të jetë plotësisht në drejtim të agjendës së gjelbër dhe shtyllës kryesore të paraparë në atë strategji e cila është “shtylla e gjelbër” në sektorin energjetik”, theksoi mes tjerash ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *