Britania drejt heqjes së kufizimeve kundër koronavirusit

Britania drejt heqjes së kufizimeve kundër koronavirusit

Boris Johnson pritet të njoftojë planet për heqjen e gjitha kufizimeve kundër koronavirusit në 19 korrik, pavarësisht nga rritja e rasteve. Gjatë  javës së kaluar, Johnson premtoi se do të hiqte mandatin e maskës dhe distancës sociale, po gjithashtu edhe rekomandimin për të punuar në shtëpi.

“Pandemia globale nuk ka mbaruar ende” “Rastet do të rriten ndërsa ne lehtësojmë masat dhe ne duhet të bëjmë kujdes pas heqjes së kufizimeve, tha ai në një deklaratë të dielën.

Më shumë se 87% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid dhe 66%  kanë marrë të dyja dozat.

Qeveria thotë se pavarësisht rritjes së infeksioneve, si vdekjet ashtu edhe shtrimet në spital mbeten më të ulta se më parë, duke treguar që vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë të sigurta./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *