Ishin duke bërë selfie në kullë, rrufeja vret 11 persona

Ishin duke bërë selfie në kullë, rrufeja vret 11 persona

Një goditje rrufeje vrau të paktën 11 persona dhe plagosi disa të tjerë në qytetin verior të Jaipur të dielën.

Viktimat po bënin selfie nën shi në majë të një kulle vrojtimi nga fortesa e shekullit të 12-ë në Fort Amer, një atraksion popullor turistik.

Rreth 27 njerëz ishin në kullë kur ndodhi incidenti dhe mësohet se disa prej tyre u hodhën në tokë.

Goditjet e rrufesë kanë vrarë mesatarisht 2,000 indianë që nga viti 2004.

Një oficer i lartë policie bëri me dije se shumica e viktimave nga kjo ngjarje ishin të rinj./a2cnn/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *