Shqiptari rrëmben vëmendjen në festën e Italisë duke valvitur flamurin kuqezi

Italia fitoi dje Europianin 2020 duke mposhtur në finale Anglinë. Pas ndeshjes, në qytetet italiane dhe jo vetëm, ka shpërthyer festa në rrugë. Mijëra italianë kanë festuar këtë triumf, teksa nuk ka munguar as flamuri kuqezi.

Në Genoa, një djalosh shqiptar është ngjitur në pikën më të lartë dhe mbi kokat e italianëve ka shpalosur dhe valvitur flamurin kuqezi. Të shumtë janë shtetasit nga Shqipëria që banojnë dhe punojnë tej Adriatikut, andaj festa nuk mund të mungonte as për ta./diasporashqiptare.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *