Analizat, uji në Deçan nuk është i helmuar

Analizat, uji në Deçan nuk është i helmuar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Komunën e Pejës ka njoftuar se rezultatet për dyshimin e helmimit të ujit në Deçan kanë dalë negative. Nga IKSHPK-ja thane se uji është në përputhje sipas standardeve. Që nga e diela rreth 1.500 persona me simptoma të njëjta të hlemimit janë paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore. Fillimisht u ngritën dyshimet se helmimet erdhën nga uji i pijes, më pas kjo gjë u mohua. Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji. Dy vdekje u shënuan po ashtu, por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ato nuk kanë lidhje me helmimet e fundit. Më 13 korrik, autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente në Deçan, për shkak të helmimit masiv të banorëve të kësaj komune./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *