Gjoba për 220 shoferë, 51 për vozitje të shpejtë në Shkup

Gjoba për 220 shoferë, 51 për vozitje të shpejtë në Shkup

Në territorin e qytetit të Shkupit, në kuadër të kontrolleve të përforcuara në trafik, dje janë shqiptuar gjithsej 220 gjoba,  prej të cilave 51 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Janë dënuar 16 persona për drejtimin e automjetit pa patent shoferi, 16 gjoba për shoferët e motoçikletave.

“Po ashtu janë shqiptuar 13 sanksione për persona të cilët shfrytëzojnë telefonin celular  gjatë drejtimit të automjetit, 13 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, 5 për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe 68 sanksione për parkim të parregulltë të automjeteve”, thuhet në kumtesën e MPB-së, njofton tv21.

Kontrollime e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dërgohet apel deri te qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *