Hungaria shteti i parë në Evropë që ofron marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid 19

Hungaria shteti i parë në Evropë që ofron marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid 19

Hungaria do të ofrojë opsionin e marrjes së një doze të tretë vaksine ndaj COVID-19.

Sipas Reuters, duke filluar nga 1 gushti vaksinat e koronavirusit do të bëhen detyrueshme për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit,Viktor Orban në radion shtetërore ditën e sotme.

Orban tha se mjekët do të vendosin se cilat vaksina njerëzit duhet të marrin si dozë të tretë dhe duhet të vijë të paktën 4 muaj pas dozës së dytë, përveçse nëse mjekët këshillojnë ndryshe.
Mbi 5.5 milionë hungarezë nga 9.8 milionë banorë të këtij shteti e kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Hungaria është shteti i vetëm i Bashkimit Evropian që, përveç tri vaksinave të miratuara nga BE-ja, i ka dhënë dritën jeshile edhe vaksinave ruse dhe kineze para se Agjencia Evropiane e Ilaçeve t’i vlerësojë apo t’i miratojë ato./Shenja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *