WhatsApp me risi! Prezanton opsionin që lejon përdoruesit të dërgojnë SMS pa përdorur celularin

WhatsApp me risi! Prezanton opsionin që lejon përdoruesit të dërgojnë SMS pa përdorur celularin

WhatsApp po teston një opsion që i lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe pa përdorur celularin e tyre për të dërguar një mesazh për herë të parë.

Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me celularin e përdoruesit, pra pajisjet e tjera kanë nevojë që celulari të jetë i lidhur me to për të marrë dhe dërguar mesazhe.

Opsioni i ri do të lejojë dërgimin e tyre edhe në rast se celulari nuk ka bateri, madje mund të përdoren njëkohësisht 4 pajisje.

Risia do të testohet fillimisht si një version “beta” për një grup të vogël përdoruesish në mënyrë që të planifikohet dhe përmirësohet performanca përpara se të jetë i përdorshëm nga të gjithë.

Edhe në sistemin e ri do të vazhdojë të funksionojë siguria e lartë e mesazheve, të cilat mund të lexohen vetëm nga përdoruesit dhe nuk lejon ndërhyrjen e palëve të treta./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *