Aksioni “Harta e Tetovës me kontenjerë nëntokësorë“

Nuk ka zgjidhje për mbeturinat në Tetovë! Mbeturina mund të shihen kudo në qytet, madje ekzistojnë vende që njihen si pika të zeza të krijuara nga zakonet dhe veprimet e pamatura të qytetarëve. Një prej tyre është hapësira e parashikuar për një kontenjer të madh përpara varrezave ortodokse ku njerëzit nga pjesë të tjera të qytetit, por edhe nga fshatrat – lënë mbeturina dhe madje edhe orendi shtëpiake, pajisje, si dhe mbeturinat e ndërtimit. Vende të tilla janë edhe Lagja e Sahatit, Kolltuk, Çarshia e Epërme, Lagja e studentëve, Ajduçko, stadiumi i vjetër i qytetit, salla e papërfunduar e sportit në qendrën sportive dhe shtrati i lumit Shkumbin.

May be an image of 7 people, people standing and people sitting

Harta e Tetovës me “kontenjerë nëntokësorë” është vendosur në qendër të qytetit, në mënyrë që të promovojë “përdorimin e kontenjerëve nëntokësorë” në të ardhmen. Harta është bërë me vendet ku duhet të vendosen këto kontenjerë në Tetovë. Poashtu, qytetarëve u janë shpërndarë edhe fletushka me hartën, me qëllim që t`u bëjmë thirrje të gjithëve të kontribuojnë për një lagje më të pastër, një qytet më të pastër dhe një të ardhme më të pastër.Aksionit tonë iu bashkua edhe brendi i njohur i kafesë M House, vendi më i frekuentuar nga qytetarët e Tetovës.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

Aksioni “Harta e Tetovës me kontenjerë nëntokësorë” synon t’u tregojë autoriteteve lokale nevojën për një zgjidhje afatgjatë për të ndryshuar praktikat dhe zakonet e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Tetovës.Aksioni “Harta e Tetovës me kontenjerë nëntokësorë” u realizua nga Shoqata Multikultura- Tetovë, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e hapur- Maqedoni.

May be an image of 1 person and text
May be an image of 1 person and text
May be an image of 3 people

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *