Anglia heq gati të gjitha kufizimet kundër Covid 19

Anglia heq gati të gjitha kufizimet kundër Covid 19

Anglia ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet për koronavirus, ndonëse numri i të infektuarve në baza ditore, u është afruar niveleve rekorde, për shkak të variantit Delta. Kjo ditë e lirimit të masave në Britani po konsiderohet Dita e Lirisë. Prej tani në Britani nuk do të ketë kufizime se sa persona mund të takohen dhe të jenë pjesë e organizimeve, përfshirë klubet e natës. Vendosja e maskës do të rekomandohet në disa hapësira, mirëpo nuk do të kërkohet me ligj. Masat e respektuara për 17 muaj, janë hequr disa orë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefi i Thesarit, Rishi Sunak, kanë bërë të ditur se do t’i nënshtrohen masës 10-ditore të karantinës, në linjë me politikat qeveritare për çështje shëndetësore. Mbretëria e Bashkuar është duke regjistruar mbi 50,000 raste të infektimit në ditë. Johnson ka thënë se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, tani është koha që ekonomia të rihapet, pasi gati 90 për qind e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 68 për qind të dyja dozat./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *