KSI: Nuk do të ketë masa të reja restriktive

KSI: Nuk do të ketë masa të reja restriktive

Komisioni për Sëmundje Infektive, pas shqyrtimit të gjendjes momentale epidemiologjike në mbledhjen e sotme, vendosi të mos ketë vendosje të masave shtesë restriktive si mbrojtje nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Sot pas prezantimit të situatës epidemiologjike nga ana e kryetarit të komisionit, Zharko Karagjovski, nuk është diskutuar për masa të reja dhe është konstatuar se fokusi kryesor shtetëror duhet të vendoset në imunizimin e popullsisë.
Do të thotë, edhe më tej lejohen dasma në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ndërsa maska mbrojtëse mbahet vetëm në ambiente të mbyllura. Nuk do të kërkohet test PCR për të gjithë që hyjnë në shtet nga shtetet me rrezik të lartë, ku lloji delta i virusit përhapet shpejtë./Shenja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *