Qeveria hoqi akcizën për dizelin: E mbrojmë standardin e qytetarëve

Qeveria hoqi akcizën për dizelin: E mbrojmë standardin e qytetarëve

Qeveria e ka shfuqizuar akcizën shtesë të dizelit, kur siç thuhet në njoftimin e tyre, me këtë qytetarët do të paguajnë çmim më të ulët për dy denarë.

Thonë se qëllimi është të mbrohet standardi i qytetarëve nëpërmjet akcizës variabile e cila varet nga bursa botërore.

“Me ndryshimet ligjore që u bënë gjatë muajit prill të këtij viti, siguruam se nuk ka rritje të çmimeve të derivateve, ashtu që kemi lënë margjinë variabile e cila lidhet me çmimit e naftës në bursën botërore. Kështu, nëse çmimi i naftës në bursën botërore do të rritet, kjo margjinë do të ulet dhe do të ndikojë në çmimin përfundimtar të derivateve te ne. Sipas zgjidhjes ligjore, akciza shtesë prej tre denarësh te benzina është paraparë derisa çmimi i bursës botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është ndërmjet 390 dhe 590 dollarë për ton, akciza shtesë do të arrijë 2 denarë dhe nëse është mbi 590 dollarë për ton, atëherë akciza shtesë është 0 denarë, gjegjësisht shfuqizohet. Te dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri është paraparë akcizë shtesë prej 3 denarësh nëse çmimi në bursën botërore është nën 400 dollarë. Akcizë shtesë prej 2 denarësh është paraparë për dizelin kur në bursën botërore është mes 400 dhe 600 dollarë për ton, nëse çmimi në bursën botërore është mbi 600 dollarë, ajo arrin 0 denarë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë, transmeton TV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *