Kinë: Përmbytjet kanë lënë të vdekur 12 persona, ndërsa 100 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre

Kinë: Përmbytjet kanë lënë të vdekur 12 persona, ndërsa 100 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre

Përmbytjet masive në Kinën qendrore të shkaktuara nga reshjet rekorde, kanë lënë të vdekur 12 persona; ndërkohë, më shumë se 100 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, disa qytete në provincën Henan, përfshirë dhe kryeqytetin e tij provincial Zhengzhou janë prekur nga këto përmbytje.

Pamjet të cilat qarkullojnë në internet tregojnë njerëzit që lëvizin në rrugë dhe në stacione treni, me nivele të larta të ujit në gjoks.

Presidenti Xi Jinping deklaroi të mërkurën se “situata e parandalimit të përmbytjeve ishte shumë e rëndë”, dhe në një “fazë kritike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *