Në Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje pritet 45 minuta

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje pritet 45 minuta

Në vendkalimet kufitar Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të frekuentimit të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është 45 minuta.

Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë së Veriut.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Komunikacioni në akset shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata./Tv21/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *