SHMJR: Propozim ndryshimet për Ligjin për shetësi nuk e zgjedhin problemin e personave pa shtetësi në vend

Propozim ndryshimet për ligjin për shtetësi të cilat sot janë prezantuar para deputetëve, nuk e zgjedhin problemin e personave pa shtetësi në vend. Shoqata maqedonase e juristëve të rinj me thirrje urgjente për debat publik.

Sipas kësaj shoqate thuhet se: ” Sot para deputetëve është i pranishëm propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shtetësi në Maqedoninë e Veriut sipas procedurës së shkurtër. Teksti i ligjit është i përgatitur në procedurë jotransparente pa e parë publiku dhe pa pasur mundësi për të komentuar, për të dhënë mendim dhe sugjerime. Shoqata maqedonase e juristëve të rinj si organizatë, e cila më shumë se 10 vjet angazhohet në zvogëlimin dhe çrënjosjen e problemit të jo-shetetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar kërkesë deri te Presidenti i Pralamentit të RMV-së, z. Talat Xhaferi për thirrje urgjente të një seance publike, në të cilën do të flasë publiku profesonist”.

Nga kjo organizatë vlerësojnë se mënyra se si është formuluar propozim ligji është jo preciz dhe nuk e zgjedh tërësisht problemin e personave që nuk posedojnë nënshtetësi, të cilët janë të mbrojtur në pajtim me të drejtën dhe konvetën ndërkombëtare, që janë burime të parapara për sjelljen e këtij ligji, ndërsa pjesë të zgjidhjeve të ofruara bien ndeshë me tekstin e këtyre konventave.

“Kërkojmë sjelljen e ligjit në bazë të të cilit gjithë personat të cilët jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut e që janë apatrid, përkatësisht ata që nuk kanë shtetësi nga asnjë shtet tjetër, menjëherë të pajisen me shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku edhe do të anashkalohej jo-shtetësia në pajtim me konventat ndërkombëtare”- thuhet në njoftimin e Shoqatës maqedonse për jurist të rinj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *