Edicioni elektronik dhe i shtypur i gazetës zyrtare prej nesër me tekst, përmbajtje dhe vlerë juridike të barabartë

Edicioni elektronik dhe i shtypur i gazetës zyrtare prej nesër me tekst, përmbajtje dhe vlerë juridike të barabartë

Prej nesër hyjnë në fuqi dispozitat ligjore për shpallje të ligjeve, dispozitave tjera dhe akteve në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat kanë të bëjnë me edicionin elektronik dhe të shtypur të kësaj gazete.

Në to është shënuar se edicioni elektronik dhe i shtypur i Gazetës zyrtare të RMV-së  do të kenë tekst dhe përmbajtje të njëjtë dhe vlerë të barabartë juridike.

“Nëse paraqitet  mosrespektim ndërmjet tekstit dhe përmbajtjes së edicionit elektronik dhe të shtypur, si i saktë, gjegjësisht në mënyrë juridike i vlefshëm, do të llogaritet teksti i botuar në edicionin elektronik”, kumtoi Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofon koha.mk.

Në pajtim me ndryshimet, ligjet dhe dispozitat tjera botohen në edicionin e shtypur dhe elektronik të Gazetës zyrtare, e cila përmban nënshkrim elektronik dhe vulë, me të cilën garantohet identiteti dhe autentiteti i tij me edicionin e shtypur dhe është publikuar në ueb faqen e Gazetës zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shpallje të ligjeve, dispozitave dhe akteve tjera në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është botuar në gazetën zyrtare nr.21 nga 27 janari i vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *