Mijëra protestues kundër vaksinimit të detyrueshëm në Francë

Mijëra protestues kundër vaksinimit të detyrueshëm në Francë

Mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Francës kundër masave të reja kundër COVID-19 dhe vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara.

Është kjo fundjava e dytë me radhë ku u panë mijëra njerëz që u tubuan në rrugë kundër vendimit të qeverisë për ta bërë të detyrueshme që të ketë një leje shëndetësore për të hyrë në restorante, bare dhe institucione të tjera kulturore, shkruan Euronews, transmeton klankosova.tv.

Leja vërteton që mbajtësi i tij është vaksinuar plotësisht, është testuar negativisht gjatë 24 orëve të mëparshme ose është rikuperuar nga COVID gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.

Kjo masë e re u njoftua javën e kaluar nga presidenti Emmanuel Macron, në një përpjekje për të rritur numrin e vaksinimeve, ndërsa vendi po përballet me rritje nga rastet e koronavirusit./zëri.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *