Bekteshi: Nga java e ardhshme do të ndahen vauçerët turistikë

Bekteshi: Nga java e ardhshme do të ndahen vauçerët turistikë

Nuk besoj se jemi vonë me vauçerët, pasi vazhdimisht jepen të njëjtat, kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për ankesat e sektorit të turizmit se mungojnë ndihmat nga shteti.

Bekteshi, ka njoftuar se sot sot pret të miratohet ribalanci i buxhetit, në kuadër të së cilit janë paraparë mjete për financim të 4 mijë vauçerëve turistikë, të cilat siç premtoi, do të fillojnë të ndahen gjatë javës së ardhshme.

“Sot presim të miratohet rebalanci i buxhetit, ku janë paraparë mjete shtesë për nxitjen e turizmit vendor. Duhet t’i njoftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht ata që kanë aplikuar për vauçerë për turizëm vendor, se të gjithë ata që kanë aplikuar dhe përmbushin kushtet, do të fitojnë dhe jo siç ka qenë paraprakisht: Kush vjen i pari, shërbehet i pari. Tashmë Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Financat dhe deputetët, ka siguruar mjete që të mbulohen të gjithë dhe mbi 4 mijë vauçerë do të jepen gjatë javës së ardhshme. Vauçerët do të mund të shfrytëzohen nga java e ardhshme deri në fund të vitit”, tha Bekteshi, transmeton TV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *