Shkup: Gjithsej 243 kundërvajtje në komunikacion, 56 për tejkalim shpejtësie

Shkup: Gjithsej 243 kundërvajtje në komunikacion, 56 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 masa, prej të cilave 56 kanë qenë për tejkalim shpejtësie, 53 për motoçiklistët dhe 24 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar 14 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, pesë për mosregjistrim dhe 50 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *