Raporti i IRI Maqedonia e Veriut tregon: Kryetarët е komunave nuk janë responziv dhe mungon pjesëmarrja e qytetarëve në pushtetin lokal

Raporti i IRI Maqedonia e Veriut tregon: Kryetarët е komunave nuk janë responziv dhe mungon pjesëmarrja e qytetarëve në pushtetin lokal

Shkup, Maqedonia e Veriut – Studimi i fundit cilësor i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon performancë kryesisht të dobët të kryetarëve të komunave dhe mungesë të përfshirjes së qytetarëve me qeverinë lokale, kryesisht për shkak të qeverisë lokale të paangazhuar. Për më tepër, qytetarët maqedonas mbështesin hyrjen në BE, por jo nëse iu kushton identitetin e tyre kombëtar.

Studimi tregon se qytetarët janë kryesisht të painteresuar për të marrë pjesë në qeverisjen lokale, duke përmendur kryetarët e bashkive të shkëputur dhe indiferentë si shkakun kryesor. Ata gjithashtu shpesh nuk dinë as emrat dhe nuk njohin punën e këshilltarëve komunal. Derisa disa kryetarë komunash kanë fituar vlerësime pozitive, shumica e atyre që janë vlerësuar kanë pasur komente të përziera ose kryesisht negative. Kryetarët që kanë fituar vlerësime pozitive priren të komunikojnë në mënyrë aktive me qytetarët, të japin premtime dhe të duken të qasshëm.

“Në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut, kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë duhet të jenë më të përgjegjshëm ndaj zgjedhësve të tyre nëpërmjet përmirësimit të ofertës për shërbime themelore dhe komunikimit më të mirë me qytetarët në lidhje me çështjet dhe nevojat e tyre lokale”, tha Paul McCarthy, drejtor rajonal i IRI-t për Evropën. “Përndryshe, rrezikojnë mosangazhim ose humbje të mëtejshme të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale.”

Kryetarët e bashkive që pjesëmarrësit i konsiderojnë si udhëheqës të pakënaqshëm citohen si të jopërgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve dhe shpesh dështojnë në ndjekjen e premtimeve të fushatës. Në këto raste, pjesëmarrësit mendojnë se zyrtarët e tyre të zgjedhur janë joefikasë, jointeresantë, dhe herë pas here të papërshtatshëm.

Megjithëse besimi se Maqedonia e Veriut do të përfundojë procesin e pranimit në BE është i ulët, mbështetja për anëtarësimin në BE mbetet përgjithësisht e lartë. Pjesëmarrësit besojnë se Maqedonia e Veriut do të përfitonte nga integrimi në BE, me gjasa që të rritet mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve dhe të ulet korrupsionin. Megjithatë, ekziston skepticizëm nëse vendi do të përfundojë procesin e anëtarësimit në BE, të anketuarit shprehën shqetësim mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme me Bullgarinë dhe çështje të tjera të brendshme.

Raporti e plotë gjindet në shtojcë.

Metodologjia

Hulumtimi cilësor u zhvillua në emër të Qendrës për Hulumtime Anketuese të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nga firma për hulumtim të tregut BRIMA dhe bazohet në 21 diskutime në internet të grupeve të fokusit (FGD) të mbajtura në 18 komuna, nga 3 mars deri më 9 prill 2021. FGD u zhvilluan me votues të kualifikuar për votim, të pavendosur, dhe nga segmente të ndryshme të popullsisë. Rezultatet nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimet e të gjithë votuesve të pavendosur./Tetovasot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *