Kompanitë shqiptare më të suksesshme në RMV sipas qarkullimit për vitin 2020

Kompanitë shqiptare më të suksesshme në RMV sipas qarkullimit për vitin 2020

Kipper Markete, Dauti Komerc, ALMA-M, Gemak Trejd dhe AK-Invest janë kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sipas qarkullimit për vitin 2020 shkruan TV21.

Platforma biznismreza.mk, ka radhitur TOP 100 kompanitë me të sukseshme në Maqedoninë e Veriut, sipas qarkullimit për vitin 2020.

Projekti i pregatitur nga biznismreza.mk përmbanë tri kategori

  • Kompanitë më të mëdha sipas qarkullimit
  • Kompanitë më të mëdha sipas fitimit
  • Kompanitë më të mëdha sipas numrit të punëtorëve

Kompania Kipper është radhitur në vendin e 28 me të hyra për vitin 2020, gjithsej 72.7 milionë euro, ne vendin e 61 është kompania Dauti Komerc me 43,8 milionë euro të hyra, Alma-M me 36,8 milionë euro, GEMAK Trejd me 35,5 milionë euro dhe AK-Invest në vendin e 84 me 33,4 milionë euro, transmeton TV21.

Qëllimi i projektit është që përmes analizave të tilla të kontibuojë në zhvillimin dhe përforcimin e klimës së biznesit përmes promovimit të kompanive më të suksesshme në vend, transmeton TV21.

Burimi: www.pari.com.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *