Moti sot me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Moti sot me temperatura mbi 40 gradë Celsius

 Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 31 deri në 41 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9, informojnë Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë 38 gradë Celsius.

Nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat maksimale në zonat juglindore përsëri do të kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Ndërkaq, të mërkurën pritet të ketë shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe stuhi. Të enjten do të ketë kushte për shi lokal, kur temperaturat pritet të bien për disa gradë./koha.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *