Filloi tërheqjen e shtetasve të Maqedonisë nga Afganistani

Filloi tërheqjen e shtetasve të Maqedonisë nga Afganistani

Pas përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në Afganistan, atje ende ka rreth 100 shtetas nga Maqedonia, por tani për tani, siç ka informuar dje Ministria e Punëve të Jashtme, të gjithë janë në lokacione të sigurta. Nga MPJ thonë se me zgjuarsi ndiqet situata dhe se disa shtete tashmë kanë shprehur gatishmëri gjatë fluturimeve eventuale të organizuara për evakuim të përfshihen edhe shtetasit e Maqedonisë.

Sipas informatave të fundit të MPJ-së kompanitë të cilat i angazhojnë punëtorët, nuk përballen me vështirësi dhe se kanë rezervuar fluturime për evakuim të punëtorëve të tyre, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë transferuar në disa nga vendet fqinje dhe transferi i tyre në vend nuk është kontestues.

Në telefonat kujdestarë në MPJ janë paraqitur disa qytetarë të cilët kanë familjarë dhe miq në Afganistan dhe janë të interesuar për gjendjen atje, por nuk kanë kërkuar asistim për tërheqjen e tyre.

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani, sërish, realizoi kontakt me homologun e tij turk Mevlut Çaushoglu nga i cili mori bindje se nëse ka nevojë do të ndihmojnë gjatë tërheqjes së shtetasve të Maqedonisë nga Afganistani.

“Duke marrë parasysh se Republika e Turqisë ka prani të gjerë diplomatike dhe logjistike në Kabul, kërkova asistim eventual nëse paraqitet nevoja për tërheqjen e qytetarëve tanë aty. Mora bindje nga kolegu Çavushogllu se prania e tyre në Kabul është stabile, se disponojnë me kapacitet të majftueshëm logjistik për transfer të qytetarëve të tyre dhe se do ta marrin parasysh, nëse paraqitet nevoja, të ndihmojnë edhe gjatë tërheqjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut e ka informuar SHBA-në se qëndron në dispozicion të ndihmojë që të shpëtohen jetët e popullatës civile nga Afganistani.

“Afganistani po përballet me katastrofën e mundshme humanitare dhe prandaj ne si qeveri i kemi informuar partnerët tanë strategjik SHBA-në se qëndrojmë në dispozicion të ndihmojmë konform kapaciteteve dhe nevojave tona. Me qëllim të shpëtohen jetët e popullatës civile, kemi informuar se jemi të gatshëm të ndërmarrim dhe pranojmë popullatë civile nga Afganistani e cila në 20 vitet e kaluara ka punuar për paqen në atë vend, ka qenë mbështetje lokale e aleateve të NATO-s përfshirë edhe armatën tonë si dhe ndërmarrjen dhe pranimin e aktivistëve nga organizatat humanitare demokratike dhe organizatat për të drejta të njeriut në Afganistani”, theksohet në deklaratën e Zaevit për MIA-n.

Siç ka potencuar ai, shteti është i gatshëm të sigurojë akomodim në hotele dhe pushimore, ndërsa operativa dhe shpenzimet gjatë kohës së qëndrimit të tyre deri në sigurimin e destinacionit të përhershëm, tërësisht do të mbuloheshin nga ana e SHBA-së.

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Ollbrajt sot u është falënderuar Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilët janë pajtuar t’u ofrojnë akomodim aleatëve të tyre nga Afganistani, posaçërisht grave dhe fëmijëve të liderëve të shoqërisë civile./Tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *