Zvicra me fuqinë punëtore më të aftë në botë

Zvicra me fuqinë punëtore më të aftë në botë

Në Raportin Botëror të Konkurrencës, i cili kryhet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra ka befasuar me renditjen e saj duke e dalë e pesta në renditjen e përgjithshme, por kryeson për aftësitë e forcës punëtore.

Shteti ishte i renditur si më i miri për sa i përket trajnimit profesional, trajnimit në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të saj.

Më shumë se 70 për qind e nxënësve të shkollave të mesme në Zvicër marrin pjesë në atë që quhet Sistemi i Trajnimit Profesional.

Që nga mosha 16 vjeçare shumica e të rinjve e ndalojnë edukimin e tyre me kohë të plotë, duke shikuar për të tjera mundësi si kurse të reja shkollore, trajnime në kompani të ndryshme ose fillimin e një pune të mirëfilltë në të cilën paguhen dhe prezantohen me botën e punës.

Raporti më tej tregon se sistemi i ngritur nga Zvicra, në të cilën marrin pjesë 30 për qind e kompanive, përgatisin një seksion të gjerë të studentëve për karrierë duke i ndarë në profesione dhe sektorë të ndryshëm.

“Ky sistem gëzon një mbështetje shumë të madhe nga punëdhënësit zviceranë, të cilët e cilësojnë një kontribut të madh në vitalitetin dhe fuqinë e ekonomisë së Zvicrës”, thuhet në raport./lajmpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *