Më datë 02.10.2021 Shoqata “Multikutura” realizoi aktivitetin e rradhës i cili, ju dedikohet fëmijëve lidhur me vetëdijësimin e tyre për ruajtjen e mjedisit jetësor. Përmes personazheve të preferuar të filmave vizatimorë, u përcoll mesazhi për rolin e fëmijëve në mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe të drejtën e tyre për një ambient ekologjik.
Ky aktivitet u realizua nga Shoqata Multikultura me mbështetje të Fondacionit Shoqëri e hapur – Maqedonia.






