Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis” në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, vlerësoi gjendjen e qeverisjes në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NjVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar në bazë të Indeksit të Hapjes.
Rezultatet tregojnë se njësitë e vetëqeverisjes lolake zbatojnë standarde të ulëta për konsultim, transparencë, monitorim dhe kontroll në punën e tyre.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale përmbushin vetëm 27% të treguesve të përfshirë në nën-fushën e transparencës financiare. Vetëm 10 komuna kanë publikuar buxhet të qytetarëve, gjë që e kufizon mundësinë që qytetarët, në mënyrë të thjeshtë, përmes grafikëve dhe ilustrimeve, ta kuptojnë buxhetin. Komunat nuk publikojnë të dhëna për rrogat e funksionarëve dhe kompensimet e anëtarëve të Këshillit komunal.
Lexoni më shumë në https://bit.ly/3hZIqex