Studimi i Multikulturës lidhur me transparencën e NJVL-së për 2021: Rajoni i Pollogut është vlerësuar si më i dobët në fushën e  integritetit dhe vendimmarrjes

Studimi i Multikulturës lidhur me transparencën e NJVL-së për 2021: Rajoni i Pollogut është vlerësuar si më i dobët në fushën e integritetit dhe vendimmarrjes

Rajoni i Pollogut tregon 43% transparencë në fushën e “informatave të organizuara”, përderisa vetëm 15% në fushën e “sjelljes së vendimeve”, sipas vlerësimit të qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmes Indeksit të transparencës – matje për vitin 2021.

Në periudhën nga 1 qershori deri me 15 korrik 2021, shoqata Multikultura bashkë me shtatë organizata tjera nga vendi ishte pjesë e projektit nga Fondacioni Metamorphosis, përmes të cilit me mbështetje nga Projekti i USAID për shoqëri qytetare, u krye vlerësim i gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021.

Është analizuar puna e 80-të njësive të vetqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit, në raport me parimet e transparencës, vetëdijes, qasjes dhe integritetit. Përpos kësaj NjVL u monitoruan sipas një domeni të përbashkët të bazuar në këto katër parime dhe ai është – të dhënat e hapura. Indikatorët e shfrytëzuar janë organizuar në 4 fusha dhe 9 nën-fusha.

Katër fushat i përgjigjen katër parimeve të qeverisjes së hapur: transparencë, vetëdije, qasje dhe integritet. Indeksi përmban edhe dy nën-kategori – këshilli komunal dhe ndërmarrjet publike, me çka mundësohet vlerësimi i transparencës së komunave kur është fjala konkretisht për punën e këshillit ose ndërmarrjet publike.

Përpunimi dhe revidimi i metodologjisë ishin të realizuara mbi bazë të analizës detale të kornizës nacionale strategjike dhe ligjore të RMV, dokumente ndërkombëtare, iniciativa, standarde, rekomandime dhe praktika të mira, hulumtime për perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve të RMV, si edhe intervista me përfaqësues relevant.

Hulumtimi për vitin 2021 tregon se shumica e komunave nuk punojnë mjaftueshëm që ti përmbushin standardet e transparencës. Rezultatet në fushat e hulumtimit tregojnë se NjVL zbatojnë standarde të ulëta për konsultime, transparencë, monitoring dhe kontroll në punën e tyre.

Rajoni i Pollogut në raport me rajonet e tjera, në fushën e integritetit dhe sjelljes së vendimeve është vlerësuar më ulët nga të gjithë, kurse përpjekje signifikante janë të nevojshme në këtë rajon nga ana e NjVL për përmirësim të transparencës për punën e tyre. Hulumtimi për indeksin e transparencës për vitin 2021 tregon se niveli i ulët i përmbushjes së parimeve të qeverisjes së mirë nga ana e NjVL vazhdon.

Duhet që komunat më shumë të punojnë në rritjen e transparencës dhe punën e tyre ta vazojnë mbi parimet e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes, që ndihmuar nga teknologjitë dhe inovacionet e reja, do ta avansojë administrimin publik dhe do ta forcojë administratën publike dhe demokracinë .Duhet që autoritetet lokale të publikojnë më shumë të dhëna dhe në kontinuitet të krijojnë bashkëpunim me qytetarët dhe palët tjera të interesit. Web faqet e komunave duhet të jenë funksionale, të përmbajnë informata më të detajuara dhe të dhëna të nevojshme për qytetarët, të jenë të zhvilluara dhe të jenë mjet i dobishëm për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *