Heshtje zgjedhore,votojnë të burgosurit, të sëmurit dhe personat me Covid 19

Heshtje zgjedhore,votojnë të burgosurit, të sëmurit dhe personat me Covid 19

Pavarësisht heshtjes, të drejtën e votës këtë të shtunë  do të mund ta ushtrojnë të burgosurit, të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, dhe ata në izolim, të prekur nga virusi COVID-19, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur.

Sipas informacioneve nga KSHZ-ja, sot votojnë 7.921 të sëmurë dhe persona të palëvizshëm paraqitjet e të cilëve janë pranuar nga Komisionet Komunzle Zgjedhore si dhe 476 persona me COVID-19 dhe në vetizolim.

Në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.899 votues të cilët në ditën e zgjedhjeve vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, 351 në institucione jashtëfamiljare dhe 6 votues konform evidencës së Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale janë shënuar si persona të zhvendosur.

Votimi për personat e sëmurë dhe të palëvizshëm zbatohet nga këshillat zgjedhore, derisa për ata me COVID-19 dhe në vetizolim janë formuar këshilla të posaçme zgjedhore të përbërë nga persona mjekësor.

Në këto zgjedhje për herë të parë do të batohen aparatet për identifikimin biometrik të votuesve me shenja të gishtërinjve. Megjithatë, KSHZ-ja vendosi që personat që votojnë sot të mos identifikohen përmes tyre, por votimi të zbatohet me UV-Llambë dhe me sprej.

Nëse dikush nga këta persona nuk gjendet në shtëpi nga ana e këshillit zgjedhor, të drejtën e votës nuk do të mund ta realizojë në ditën e zgjedhjeve më 17 Tetor.

Votimi do të realizohet konform masave të përgjithshem për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kurse këto masa duhet të respektohen si këshillat zgjedhore ashtu edhe nga votuesit.

Monitorimi i zgjedhjeve bëhet nga 1.045 vëzhgues  e përkthyes të akredituar, prej të cilëve 714 janë të vendit, kurse të tjerët – të huaj, me në krye misionin e OSBE-ODIHR-it./KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *