Ja cilat janë kompetencat/detyrat e Kryetarit dhe Këshillit të komunës!

Ja cilat janë kompetencat/detyrat e Kryetarit dhe Këshillit të komunës!

Në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale është e rregulluar puna dhe funksioni i organeve të komunave apo bashkësive lokale. Komuna është bashkësi lokale e përbërë nga dy organe: Kryetari dhe Këshilli komunale. Meqë, jemi te zgjedhjet lokale është mirë që qytetarët të dijnë më shumë rreth kompetnecave të këshillit të komunës dhe kryetarit të komunës. Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, neni 36 janë të përcaktuara kompetnecat e këshillit të komunës ndërsa sipas nenit 50 janë të rregulluara kompetencat ëigjore të kryetarit të komunës.

Kompetencat e këshillit komunal:

  1. Sjell statutin e komunës dhe dispozita të tjera;
  2. Sjell buxhetin dhe llogarinë vjetore të komunës;
  3. Përcakton shumën e burimeve personale të të ardhurave të financimt të
    komunës, në suaza të përcaktuara me ligj;
  4. Themelon veprimtari publike në suaza të kompetencave të komunës dhe
    bënë mbikqyrjen mbi punën e tyre;
  5. Emëron anëtarë të këshillave drejtues të veprimtarive publike të cilat i
    themelon;
  6. Sjell programe për punë dhe plane financiare për financim të veprimtarive
    publike që i ka themeluar komuna;
  7. I miraton raportet për realizimin e buxhetit dhe llogarinë vjetore të
    komunës;
  8. Vendos për dhënien e lejeve për kryerje të veprimtarisë të interesit publik me rëndësi lokale në përputhje me ligjin;
  9. I miraton raportet për punën e veprimtarive publike që i ka themeluar komuna;
  10. Vendos për mënyrën e disponimit me pronën e komunës.
  11. Vendos mbi mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës në përputhje me ligjin.
  12. Zgjedh personin që udhëheq me njësinë rajonale të ministrisë për punë të brendshme në komunë, në përputhje me ligjin;
  13. Shqyrton dhe miraton raportin vjetor për sigurinë publike në territorin e komunës, të cilin e dorëzon deri te ministri i punëve të brendshme dhe avokati popullor;
  14. Mund t’i jep rekomandime personit udhëheqës të njësisë rajonale të ministrisë për punë të brendshme nga fusha e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion dhe
  15. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj. (2) Nëse këshilli nuk i miraton raportet nga paragrafi (1) nënparagrafi (7) dhe (9) të këtij neni mund të ngrejë procedurë për kryerjen e kontrollit të punës materiale dhe financiare pranë organit kompetent për mbikqyrje. (3) Personi udhëheqës nga paragrafi (1) nënparagrafi 12 i këtij neni është zgjedhur nëse për të kanë votuar shumica e gjithë këshillave të komunave të cilat i përfshin njësia rajonale e ministrsë për punë të brendshme.

Publiku në punën e këshillit– Neni 42
(1) Këshilli punon në seanca.
(2) Seancat e këshillit janë publike.
(3) Për përjashtimin e prezencës së publikut në seancë vendoset nëse për të ekzistojnë
shkaqe të arsyeshme të përcaktuara me statut, me dy të tretën e votave nga numri i
përgjithshëm i anëtarëve të këshillit.
(4) Në debatin për buxhetin e komunës, llogarinë përfundimtare të buxhetit dhe
planet urbanistike, prania e publikut nuk mund të përjashtohet.

Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të këshillit – Neni 43
(1) Anëtarët e këshillit kanë të drejtë dhe obligim të jenë prezent dhe të marrin pjesë
në punën e këshillit dhe në komisionet e tij të përhershme dhe të përkohëshme.
(2) Anëtarët kanë të drejtë në seancat e këshillit të japin iniciativa dhe propozime dhe
t’i parashtrojnë pyetje prefektit.
(3) Anëtari i këshillit nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të arrestohet për
mendimin e shfaqur ose për votim në këshill.
(4) Punëdhënësi është i detyruar ta lirojë nga puna profesionale anëtarin e këshillit për
të marrë pjesë në seancat e këshillit ose komisioneve ku ai është anëtar.
(5) Anëtarët e këshillit kanë edhe të drejta dhe obligime të tjera të përcaktuara me
statutin dhe dispozitat tjera në përputhje me këtë ligj.

Kompetencat e Kryetarit të Komunës:

  1. E përfaqson dhe prezanton komunën
  2. E kontrollon ligjshmërinë e dispozitave të këshillit;
  3. I shpall dispozitat e këshillit në gazetën zyrtare të komunës;
  4. E siguron zbatimin e vendimeve të këshillit;
  5. E siguron kryerjen e punëve të cilat me ligj i janë deleguar komunës;
  6. Inicon dhe propozon sjelljen e dispozitave nga kompetencat e këshillit;
  7. E propozon buxhetin vjetor të komunës dhe llogarinë vjetore të buxhetit të
    komunës.
  8. E realizon buxhetin e komunës;
  9. Zgjedh drejtorë të veprimtarive publike që i ka themeluar komuna, në bazë
    të konkursit publik.
  10. Rregullisht e njofton këshillin për kryerjen e kompetencave të veta në
    përputhje me statutin;
  11. Vendos në punë administrave për të drejtat, obligimet dhe intereset e
    personave juridik dhe fizik, në përputhje me ligjin.
  12. Sjell rregullore për sistematizimin e vendeve të punës të administratës
    komunale;
    13.Udhëheq me administratën komunale;
    14.Vendos për punësimin, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësistë e të
    punësuarve në administratën e komunës, nëse ndryshe nuk është e përcaktuar me
    ligj;
    15.Siguron shfrytëzim të drejtë dhe ligjor, mirëmbajtje dhe mbrojtje të pronës
    së komunës, në përputhje me ligjin dhe statutin; dhe
    16.Kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me statutin.
    (2) Kryetari mund të autorizojë nënpunës udhëheqës së komunës që të udhëheq
    procedurën dhe të vendos për punë administrative si dhe të nënshkruaj akte. /bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *